Shukri Buja “i bën ligjet vet”
Për operim në aeroportin “Adem Jashari”, aviokompanitë i kanë paguar komunës së Lipjanit nga 10 mijë euro në vit për leje pune.
Por sivjet, komuna po donë ta përgjysmojë çmimin e lejeve të punës për këtë kategori.
E si tarifa e deritanishme, e po ashtu edhe reja, nuk parashihen me ligjin për tregti të brendshme. Sipas tij komunat nuk paguhen për leje biznesi.
Mirëpo, për Shukri Bujën kjo nuk vlen, raporton Klan Kosova.
I pari i Lipjanit thotë se komuna ka të drejtë të bëj rregulloren për tarifa dhe ngarkesa ku përfshihen lejet e punës. Si arsyetim përmend përfitimet nga të hyrat vetanake.
Krejt kjo po ndodh në kohën kur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kushtoi vëmendje të madhe kësaj lehtësire për bizneset.
E zyrtarë të ministrisë së Mimoza Kusarit thonë se këto lehtësira duhet edhe të respektohet.
Por, Buja është këmbëngulës se do jetë kuvendi komunal ai i cili në fund të këtij muaji do vendosë se a do zvogëlohen tarifat e lejeve të punës apo do të largohen ato krejtësisht./Indeksonline/