Shqiptarët e Amerikës, protestë para selisë së OKB-së për Preshevën
Mediet serbe raportojnë se qeveria e Kosovës po ushtron presion dhe po zbaton forma të ndryshme të dhunës politike kundër serbëve. Qëllimi sipas tyre është rrëmbimi i territorit serb dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe.
“Shqiptarët kanë aleatë në Uashington dhe Tiranë, nga ku vendoset se sit ë luftohet kundër Serbisë ortodokse. Është e qartë se SHBA-të po kërkojnë të forcojnë autoritetin në të gjithë botën dhe shqiptarët po përdoren si mercenarë për copëtimin e Serbisë”, thotë Kaplan Buroviç, albanolog nga Gjeneva për televizionin serb “Vaseljenska”.
Darko Trifunoviç, profesor për sigurinë thotë se BE dhe SHBA kanë interesa gjeopolitike dhe kërkojnë destabilizimin e Serbisë për shkak se në territorin e saj gjendet baza ruse në Nis dhe në territorin e saj do të kalojë edhe gazsjellësi “South Stream”, që do të ndërtohet nga kompani ruse.
Historiani Srdjan Cvetkoviç thotë se dhuna dhe terrori nuk janë në përputhje më të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë dhe Amerikë por këto vende heshtin për disa politika që zbatohet në Ballkan për shkak se u shkon për shtat me interesat.
Por a mund të ketë një luftë mes shqiptarëve dhe serbëve? “Ekstremistët shqiptarë dëshirojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe, me të cilën Perëndimi kërkon të forcohet përballë Rusisë. Super-Shqipëria nuk mund të krijohet pa luftë. Ata do të ketë kryengritje në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi”, shprehet Buroviç.
Historiani Cvetkoviç nuk beson tek lufta sepse beson se kërcënimet për konflikt të armatosur. Politikanët shqiptarë po i përdorin për të manipuluar shqiptarët dhe në planet e tyre nuk bën pjesë lufta.