Kalo te lënda

Përdor gruan shtatzënë për të transportuar drogën

timthumbDuke shfrytëzuar gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla 6 dhe 3 vjeçe, një i dyshuar për trafik droge ka tentuar të kalojë 22 kilogramë drogë nëpërmjet kufirit të Shqipërisë për në Itali. Ngjarja është shënuar në pikën e Muriqanit, ku 38- vjeçari Edi Gashi ka tentuar të mashtrojë policinë, ku sipas tij po udhëtonte drejt Italisë që gruaja të lindte fëmijën e tretë.

Megjithatë policët kanë vënë re se disa spostime të pjesëve plastike të automjetit që Edi Gashi drejtonte.

Dy vajzat e mitura dhe gruaja, siç shkruhet në gazetën Shqip, kanë mbetur të shtangura në momentin e gjetjes së drogës, e cila ishte e ndarë në 72 pako.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 72 pako, që në total kishin 22 kilogramë kanabis. 38 vjeçari do të merrte 5 mijë euro për shërbimin e transportit në momentin që do ta dorëzonte në Milano, pasi detyra e tij ka qenë e korrierit.

Lini një koment