Një mëlçi e re për Naronin! (video)
Naroni lindi me 30.08.2012 në Prishtinë, Kosovë. Menjëherë pas lindjes, nëna e tij, Fjolla Gjonbalaj hetoi që ngjyra e lëkurës së Naronit ishte më e verdhë se lëkura e zakonshme si dhe një nuancë të theksuar të ngjyrës verdhë në sytë e djalit. Fillimisht është dyshuar që fjala është për infeksionin me virusin CMV (cytomegalovirus).
Shumë konsultime dhe procedura diagnostike nga mjekë të ndryshëm në fusha të ndryshme të ekspertizës nuk kanë mundur të japin një diagonozë përfundimtare. Familjes i është thënë që në vendlindje nuk mund të bëhet asgjë për Naronin. Pas një konsultimi me Konsullatën Gjermane dhe konfirmimit që familja mbulon shpenzimet, Fjolla (nëna) dhe Naroni kanë marrë vizën për Gjermani.
Në klinikën e fëmijëve në Klinikum Fürth u është nënshtruar vizitave intensive te mjeku kryesor Prof. Dr. med. Jens Klinge (Chefarzt) dhe specialisti dhe pediatri Z. Jochen Röhm. Në bazë simptomave prezente dhe testeve të ndryshme laboratorike të gjakut, infeksoni CMV është përjashtuar si shkaku kryesor i sëmundjes progresive dhe janë bërë kontrolle intensive për shkaqet e sëmundjes së rëndë.
Naroni ëhstë transferuar në Kliniken Universitare në Regensburg, ku është kryer endoskopia dhe biopsia e mëlçisë. Shumën prej 6.500 eurosh familja është dashur ta paguajë para fillimit të këtyre procedurave. Ekzaminimi endoskopik tregon për ngushtimin e kanaleve biliare, kësisoj bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë, ndërsa diagnoza e biopsisë tregon për “cirozë të mëlçisë”. Dëmtimi i mëlçisë tashmë ka filluar, i cili është i pandalshëm dhe kërcënues për jetën. Duhet të veprohet shpejt për të shpëtuar jetën e Naronit. Klinika Universitare në Regensburg do të kryejë transplantim të mëlçisë. Kjo procedurë duhet të bëhet brenda vitit të parë të lindjes për të qenë e suksesshme.
Për ta filluar mjekimin në Spitalin Universitar në Regensburg, kërkohet shuma prej 125.000 euro, e cila duhet të paguhet paraprakisht. Para kësaj nuk do të mund të kryhet operacioni dhe kurimi i mëtejshëm. Pa këtë intervenim të rëndësishëm, Naroni do të vdes.
Pasi që Naroni vjen nga një vend jo-anëtar i Bashkimit Evropian nuk mund të përfshihet në listën e donatorëve. Mundësia e vetme është dhurimi i mëlçisë nga një anëtar i familjes, ku do t’i merret një pjesë e mëlçisë dhe transplantohet te Naroni në vend të mëlçisë ciroike. Në vend të kanaleve biliare do të largohet një pjesë e zorrëve për të vepruar si kanal ndërmjetës në mes mëlçisë dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore. Vetëm me këtë lloj mjekimi, do të shpëtohet jeta e Naronit të vogël. Deri kur të vijë koha e transplatimit Naroni duhet të ushqehet me ushqim të veçantë (Heparon Junior) dhe të marrë medikamente të shtrenjta, për të shtyrë sa ma shumë që është e mundshme humbjen e funksioneve të mëlçisë. Edhe këto shpenzime është duke i mbuluar vet familja.
Ndihmoni me një donacion që të bëhet i mundshëm operacioni dhe të shpëtohet jeta e Naronit.