Kalo te lënda

Mitrovicë, vdes në aksident trafiku

fotoSot në orët e para të mëngjesit ka vdekur një preson në Mitrovicë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se një mashkull shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në trafik.

Sipas Policisë mashkulli shqiptar ka ndërruar jetë në orën 00: 08 të ditës së sotme.

“Në Rr e Ulqinit, Mitrovice 28.01.2013-00:08 Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ne mes të një veture Audi A3 me ngasës i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësorit-viktimës mashkull K-Shqiptar. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke qarkulluar me veturën e tij , ka goditur me pjesën e përparme viktimën i cili ishte duke e kaluar rrugën me ç’rast pëson lëndime vdekjeprurëse ku, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ne vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër te Prokurorit i dyshuari arrestohet dhe dërgohet ne mbajtje ndërsa trupi i pajete e viktimës dërgohet ne obduksion.

Lini një koment