Kalo te lënda

Memli: Ismet, a je këqyr në pasqyrë?

f.0128205418467_mMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëri nga kandidatët për kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka ironizuar me Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirin.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur së fundmi konventën partiake, ku kryetar pa ndonjë problem të madh ishte zgjedhur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, kjo nuk kaloi mirë te partitë opozitare, ku veçohet reagimi i Ismet Beqirit, i cili e krahasoi konventën e PDK-së me konventat e regjimit komunist të Koresë së Veriut.

memli tweet

Pa reaguar nuk kanë mbetur drejtues të lartë të PDK-së. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për t’iu kundërpërgjigjur Beqirit, të cilit ia ka kujtuar një prej konventave të mëparshme të LDK-së.

“O Ismet, ne Prishtine thuhet: ‘per me ia kesh dikujt frizuren, tande duhet me pase perfekt’. A je kqyr ne pasqyre ti?”, ka shkruar Memli Krasniqi në Twiter. /Telegrafi/

Lini një koment