Majko: Abstenova marrëveshjet me Kosovën
Ish-kryeministri, Pandeli Majko në një deklaratë të bërë në rrjetin social “Facebook”, ka tha se, ka abstenuar sot kundër dëshirës së tij, 3 marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas Majkos marrëveshjet ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve, por arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. “Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, ka deklaruar Majko. /Indeksonline/