Kalo te lënda

LDK dhe VV kundër mocionit të mundshëm ndaj Krasniqit

f.0128132710184_mSekretari i Përgjithshëm i PDK-së dhe njëherë kryetar i legjislativit të vendit, Jakup Krasniqi, i cili nuk ka marr pjesë në Konventën e VI të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk e ndien si të rrezikuar karrierën e tij politike.

Ai ka thënë se karrierën e tij politike e përcaktojnë qytetarët e vendit, duke mos dashur të komentoj rreth mbajtjes së Konventës.

“Unë një gjë duhet të ju them. Më së paku kam menduar për vete dhe për postin tim. Mendoj që këtë duhet të keni të qartë edhe ju edhe ata që i informoni. Për karrierën time politike e kam pas thënë një rast dhe po e them janë: qytetarët e Kosovës ata që e përcaktojnë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, Ismet Beqiri nga LDK tha se partia e tij është e hapur për ta mirëpritur rikthimin e Krasniqit në gjirin e vet.

Si Beqiri e po ashtu edhe shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri kanë thënë se nuk do ta përkrahin mocionin e mundshëm ndaj Krasniqit. /Telegrafi/

Lini një koment