Jahjaga e Haradinaj urojnë Thaçin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është uruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e mbajtjes së Konventës së PDK-së.
Presidentja e Kosovës ka përgëzuar kryetarin e PDK-së, për mbajtjen me sukses të konventës së Partisë Demokratike të Kosovës si dhe ka uruar kryetarin Thaçi për ri-zgjedhjen në krye të PDK-së.
Poashtu, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarin e PDK-së, për mbajtjen me sukses të konventës së partisë si dhe për ri-zgjedhjen në pozitën e të paritë të PDK-së.