Kalo te lënda

Grabovci: I kemi numrat për të kaluar çdo ligj në Kuvend

Adem-Grabovci-300x175Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci deklaron se i kanë numrat e mjaftueshëm të deputetëve për të kaluar çdo nismë, çdo ligj që vjen nga Qeveria.

Mirëpo, thotë se kanë një bashkëpunim shumë korrekt, shumë parimor edhe me partitë e opozitës.

“Kur janë në pyetje interesat nacionale jemi më të koordinuar. Ju e keni përcjell punën e Parlamentit dhe keni vërejt se, pothuajse në tërësi në këtë aspekt jemi unik, duke përjashtuar një grupim të vogël të deputetëve, të cilët në vazhdimësi është përcaktuar, dhe e ka zgjedhur formën e mohimit të çdo gjëje”, ka thënë ai për “Tribuna Shqiptare”.

Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi thotë se do të duhej të kishte unifikim, por sipas tij, pothuajse të gjitha ligjet janë në interes të agjendës së Qeverisë.

Lini një koment