Kalo te lënda

Gold Ag del me këngë e kallashnikov përballë Serbisë

ag1-300x230“Ktu na ka fal Zoti, rahati nuk ka, pa ja dridh nihere Nishin, t’du oj Preshevë si Kastriotin Kruja, e këngë për ty këndoj bash si Beqa e Muja..” Për editimin e kësaj kënge të re, Gold Ag ka hedhur në qarkullim edhe disa foto të reja, të cilat janë realizuar në Luginën e Preshevës, ku reperi i njohur shihet me kallashnikov në dorë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Pas incidenteve në Luginë, Gold Ag shfaqet me dy kallashnikovë

 

Incidentet që ndodhën gjatë kësaj jave me largimin e lapidarit të dëshmorëve në qendër të Preshevës, vijuan dhe me reagimet e ndryshme politike, duke u përfshirë në këto reagime edhe personazhe të njohur publikë.

 

Ndër më të fuqishmit ka qenë edhe rep këngëtari Gold Ag, i cili gjithmonë ka qenë i pari që i ka kushtuar këngë kësaj pjese të shqiptarëve që ka ngelur nën okupimin serb. Ndërkohë që bëhej largimi i lapidarit në orët e hershme të mëngjesit, nëpër rrjetet sociale kishte filluar një debat i ashpër për reperin se ku gjendej në ato momente, derisa në raste të tjera mbahej si patriot.

ag-255x300

Në fakt, ai është vetëm një artist dhe nuk është politikan që të ketë diçka në “dorë”, por për këtë rast të shëmtuar që ka ndodhur nga ana e shtetit serb, ai ka realizuar edhe një këngë të re të titulluar ”Mbahu”. ”Le t’bon kjo shkini sa don frikë e panikë, k’tu na ka fal Zoti e as niet se kem me ikë, kjo është politikë që krejtve na han mishin, se rahati nuk ka, pa ja dridh nihere Nishin, t’du oj Preshevë si Kastriotin Kruja, e këngë për ty këndoj bash si Beqa e Muja”. Për editimin e kësaj kënge të re, Gold Ag ka hedhur në qarkullim edhe disa foto të reja, të cilat janë realizuar në Luginën e Preshevës, ku reperi i njohur shihet me kallashnikov në dorë.

Lini një koment