Daciq Shqiptaret po frikohen nga”shkembimi” i territoreve
Kryeministri serb Ivica Daçiq edhe një herë në mes të Shkupit e ka krahasuar lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, me vendosjen e përmendores së Al Kaedës në Nju Jork.
“Serbia nuk është Republikë Banane, ajo ka ligjet e saj. Nëse në Nju Jork ekziston përmendorja e Al Kaedës, apo përmendorja e grupeve terroriste në Spanjë apo Londër, unë nuk mund ta komentojë këtë, por kjo për mua nuk është gjë tjetër veçse provokim ndaj Serbisë. Në Preshevë ka 22 përmendore të UÇK-së, UÇPMB-së dhe kështu me radhë, shteti ka heshtur derisa nuk u vendos ajo përmendore në qendër të Preshevës përpara objektit të Komunës”, tha Daçiq, raporton zhurnal.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut. Shteti është shtet, ekziston dialogu përse nuk kanë kërkuar leje për vendosjen e përmendores. Unë nuk kam kërkuar asgjë që nuk ekziston në shtetet e tjera në botë. Uë nuk e di se si janë rregullat në Maqedoni por te ne ligji është i qartë”, deklaroi Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.
Ndërkaq, Daçiç ka porositur Maqedoninë që të përmbahet me raportet me Kosovën.
“Ekzistojnë vetëm dy çështje të cila munden të quhen problematike. Njëra është raporti midis dy kishave, ndërsa tjetra është raporti drejt Kosovës dhe Metohisë për çka, potencoj, dallohen pozicionet e Serbisë dhe Maqedonisë. E luta kryeministrin Gruevski që vendi i tij të përmbahet kur është në pyetje Kosova, që ne të arrijmë një zgjidhje kompromisi”, tha Daçiç.
Gjithashtu ai tha se shqiptarët frikësohen nga shkëmbimi i territoreve.
“Ju e dini për çfarë angazhohem unë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Metohisë. Ju duhet të ju drejtoheni liderëve shqiptar pasi ata nuk duan të bisedojnë, nuk duan të lidhin çështjen e njërit territor me territorin tjetër sepse nuk guxojnë nga perëndimi”, tha Daçiq./Dukagjini.com