Kalo te lënda

Braçe: Krasniqi kishte të drejtë, Thaçi është mbreti!

Erion-BracePër Kongresin e gjashtë të PDK-së është deklaruar edhe Erjon Braçe, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Por, Braçe këtë herë e kishte me Hashim Thaçin, kryetarin e rizgjedhur të PDK-së.

Ai është përqendruar të votimi për Thaçin dhe të vetëm votë që ishte kundër tij.

“vetëm 1 votë kundër! Po, po, ishte vetëm 1 votë kundër! Nuk kishte as kandidat alternativ! Por vetëm 1 vote kundër! Ka qenë e tij! po pra, kandidati i vetëm ka votuar kundër vetes se tij!”, ka shkruar Braçe në profilin e tij në Facebook.

Sipas Braçes, kur në një parti politike çdo element demokratik është shuar, zëvendësuar me adhurimin total për atë që duhet të jetë thjesht drejtues, atëherë ndodh tamam kjo, “demokracia”.

“Egziston vetëm si një votë kundër e kandidatit të vetëm për kryetar! Në fakt, i tillë është mbreti! Kosova reshkiti edhe këtu! Po si ka mundësi që ndaj një Kryeministri që ka një kohë të gjatë në pushtet, merr vendime që detyrimisht bëjnë edhe te pakënaqur, por edhe kundërshtarë, nuk ka asnjë kundër vetë vetes së tij?”, pyet Braçe, për të shtuar “Kjo është anormale dhe dëshmon anomalinë e rëndë që mbërriti edhe në Kosove”.

Më pas ai arsyeton vendimin e Jakup Krasniqit për të mos marrë pjesë në Kongres. “Jakup Krasniqi kishte të drejtë. Por për pa korruptueshmit dhe ata që thonë të vërtetën si do kush, si dëgjon kush, i luftojnë të gjithë!”, përfundon Braçe.

Lini një koment