Bie nga kati i tetë, vdes rreshteri i policisë
Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, i ka dhënë fund jetës së tij duke renë nga kati i tetë i ndërtesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Vdekjen e rreshterit të policisë, Ismajl Gerbeshi, i lindur me 21.06.1957 e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës.
Toger Brahim Sadriu, zyrtar për informim në polici, ka thënë se një pjesëtar i policisë ka humbur jetën sot duke renë nga ndërtesa. Ai tha së në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar se deri tani nuk ka dyshim nëse polici është vrarë, por ai më paramendim ka rënë nga ndërtesa për të kryer aktin e vetëvrasjes.
Trupi i pajetë i rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili me punë ishte në stacionin policor numër 4 në Prishtinë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime./Indeksonline/