Kalo te lënda

Beqiri: Konventa e PDK-së si në Korenë komuniste

f.0128142519561_m
Përderisa janë duke vazhduar punimet në Konventën e VI të PDK-së, vijnë edhe reagimet nga partitë opozitare lidhur me ecurinë e mbajtjes së kësaj konvente. Partia më e madhe opozitare mbajtjen e kësaj Konvente e krahason me regjimin më të madh komunist, siç është Koreja e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke ironizuar me procesin e mbajtjes së Konventës së PDK-së, pret që në sallën ku është duke u mbajtur të largohen karriget.

I pyetur se a ka qenë më e mirë Konventa e PDK-së apo Kuvendi i karrigeve të LDK-së, Beqiri nuk ka folur për atë të vitit 2006, por për atë të vitit 2010, duke thënë që LDK-ja ka mbajtur Kuvendin ku është zgjedhur kryetari me votë të fshehtë, transmeton KP.

Lidhur me prezantimin e LDK-së në Konventën e PDK-së, ai ka thënë se është kulturë elementare për të qenë mysafir në një ceremoni të tillë.

Lini një koment