Kalo te lënda

Ashton organizon takimin e parë Jahjaga-Nikoliq!

Uten navnPërfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton po punon në organizimin e takimit të parë të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Qëllimi është krijimi i kontakteve në nivel presidencial duke e forcuar dhe intensifikuar dialogun i cili momentalisht po zhvillohet ndërmjet dy kryeministrave dhe në nivel të ekspertëve”, ka thënë sot për tanjug një zyrtar i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti.

Ai, megjithatë, nuk ka mundur të saktësoj datën dhe rendin e ditës të takimit, përveç që ka thënë se takimi po planifikohet në gjysmën e parë të muajit shkurt.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijançiq nuk ka dashur sot të konfirmoj e as të demantoj këtë informatë.

“Ajo çfarë mund të them është se të gjitha iniciativat të cilat kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ne janë të mirëseardhura dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim”, ka thënë Kocijançiq.

Lini një koment