Abstenon Majko: Ishin të nënshkruara në gjuhën serbe
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka abstenuar sot tri marrëveshje që janë lidhur ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Tri marrëveshjet që sipas ish – kryeministrit, Majko, ishin nënshkruar nga dy ministrat e Drejtësisë të të dyjave vendet, kanë qenë të nënshkruara në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.
Majko ka shprehur keqardhje, për përdorimin e gjuhës serbe në mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tij gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare”.
“Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, ka shkruar Pandeli Majko, në rrjetin social facebook.(ORAinfo)
