230 euro për një fidan!
230 euro. Kjo është shuma që Komuna e Prishtinës do ta shpenzoi për të blerë vetëm një fidan-dru. Mirëpo, në kuadër të gjelbëremit të kryeqytetit, ekzekutivi komunal do t’i shpenzojë fiks 300 mijë euro për mbjelljen e 1 mije e 300 fidanëve-(drunjve). Drunjtët do të jenë të moshës mbi 15 vjeçare.
Indeksonline ka siguruar një dokument ku kompania që kujdeset për gjelbëremin e Prishtinës ka kërkuar nga Komuna që ta ndajë këtë shumë për blerjen e drunjve.
Kërkesa është miratuar në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal.
Parat për drunj janë siguruar nga Investimet kapitale që tepruan nga viti 2012.
“Me qëllim të rritjes së numrit të drurëve në pjesën urbane të qytetit të Prishtinës përgjatë bulevardit “Bill Klinton”, sheshit “Nëna Terezë”, lagjja “Kodra e Trimave” dhe rrugëve: “Tahir Zajmi”, “UÇK”, “Agim Ramadani”, “Fehmi Agani”, ndërmarrja publike komunale “Hortikultura”, ka bërë kërkesë për shumën prej 300.000,00 € për blerjen e 1300 trupave të fidanëve”, thuhet në kërkesë. Komuna për mbjelljen e tyre nuk do të kontraktoi kompani, por këtë da ta bënë “Hortikultura”.
Fillimisht, Këshilli i Drejtorëve komunal e ka miratuar atë, e më pas edhe Këshilltarët komunal
Parat janë marrë nga këto projekte të mbetura nga vit paraprak. Projektet janë realizuar, por që kanë tepruar mjetet.: Sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve dhe vendbanimeve, shumën prej 80.000,00 euro, riparimi i ashensorëve, shumën prej 100.000, 00 euro, Tregu i kombinuar, shuma prej 90.000, 00 euro, si dhe ndërtimi dhe ndërrimi i semaforëve në 5 nyja semaforike në shumë prej 30.000,00 euro./ M.B /