1.4 milionë përdorues largohen nga Facebook
Facebook ka humbur rreth 1.4 milionë përdorues aktivë në ditët e para të dhjetorit, sikurse bënë me dije Social Bakers.
Mashable.com ka shtruar pyetjen për kuptimin e kësaj rënieje, sidomos në një kohë kur rrjetet sociale janë afirmuar jo vetëm si mjete kontakti, por edhe komunikimi, e mbi të gjitha marketingu.
Në fakt, 1.4 milionë është më pak se 1% e bazës totale të përdoruesve amerikanë në rrjetin social, që në tërësi kanë 167 milionë, nënvizon Mashable.
Megjithatë është për t’u theksuar se Facebook është pranë zotërimit të tregut. Rreth gjysma e popullsisë amerikanë në fakt ka një llogari në rrjetin social blu.
Në këtë pikë hapësirat e rritjes janë të kontrolluara, duke qenë se fëmijët poshtë moshës 13 vjeç nuk mund të kenë një profil dhe personat mbi 65 vjeç nuk kanë ndonjë interes të madh.
Pra, një frenim gati i kuptueshëm, por çfarë mendojnë përdoruesit? Shumë hipotetizojnë se rënia lidhet me mbylljen e profileve, ndërsa të tjerë fajësojnë Timeline, që me sa duket nuk është pëlqyer dhe aq shumë, ose edhe thjesht humbjen e interesit mbi atë që ndodh në Wall.
Por sidoqoftë Facebook duket si dashuria e parë mes rrjeteve sociale, nuk harrohet kurrë dhe është e vështirë të shkëputesh prej saj përgjithmonë./Indeksonline/