Kalo te lënda

Zeman s’mund të ndërpresë marrëdhëniet me Kosovën

f.0127103946223_m
Shqetësimet për deklaratat e presidentit të zgjedhur të Çekisë, Milos Zeman, se “nuk e njeh pavarësinë e Kosovës” dhe se “do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me të”, i ul analisti çek, Filip Tesar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se për punët diplomatike është kompetente qeveria dhe jo presidenti. Tesar po ashtu thotë se një hap i tillë do të nxiste edhe reagimin e BE-së.

Analisti çek, Filip Tesar mendon se presidenti i ri, Zeman, do të vazhdojë përafërsisht politikën e njëjtë që ka udhëhequr presidenti i deritashëm, Vaclav Klaus.

Megjithatë,ai mendon se do të ketë disa ndryshme…

“Zeman, si kryetar i dikurshëm i qeverisë, është shprehur disa herë mjaft ashpër në adresë të grupacioneve të ndryshme myslimane, shteteve e të tjera. Për shembull, ai ka krahasuar Yasser Araftin me Adolf Hitlerin. Së fundmi, gjatë fushatës presidenciale, ai po ashtu është shprehur për bombardimin e Iranit.

Konsideroj se ai do t’i shohë shqiptarët e Kosovës me optikë të njëjtë, sikurse edhe myslimanët”.

Gjatë fushatës së tij, Zeman ka deklaruar se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, se do të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me të dhe madje e ka quajtur “shtet terrorist”.

Për punët dhe marrëdhëniet diplomatike është kompetente qeveria. Andaj, presidenti i republikës nuk mund t’i ndërpresë në mënyrë të tillë marrëdhëniet me një shtet. Pyetja është se a do të mund të formojë qeverinë gjatë mandatit të tij me social-demokratët, përfaqësues të të cilëve janë shprehur po ashtu për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën”.

I pyetur nëse me qëndrime të tilla ndaj Kosovës, Zemani mund t’i shkaktojë kokëdhembje edhe Bashkimit Evropian, Tesar thotë se Zemani do t’i shkaktojë kokëdhembje Bashkimit Evropian edhe pa Kosovën, ‘sepse është njeriu që flet shumë më shpejt sesa që mendon.
“Dhe, sërish mund të kthehem te tema e Islamit dhe myslimanëve, edhe pse e di se për shumicën e shqiptarëve të Kosovës Islami nuk është ndonjë çështje kruciale, por për Zemanin është.

Zemani mendon se myslimanët janë thjesht të pakulturuar, të paqytetëruar, agresivë dhe të tjerë. Mendoj se ai, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të pakicave myslimane në Bashkimin Evropian, do t’i shkaktojë kokëdhembje të madhe BE-së”, tha Tesar . /Telegrafi/

Lini një koment