Kalo te lënda

Ulet dënimi për “të fortin” e Tropojës

62991TIRANE- Ulet dënimi ndaj të “fortit” të Tropojës, Riza Malaj. Ky i fundit, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, prej pesë vitesh vuan dënimin në burg, ndërsa kohët e fundit gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Për këtë arsye, gjykata e Tiranës ka vendosur që ta ulë dënimin e Rizajt me 90 ditë. “I forti” i Tropojës po vuan dënimin në Spitalin e Burgut, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ku është paralizuar. “‘Nga dinamika e vuajtjes së dënimit dhe aktet e paraqitura nga IVSHB-ja, rezulton se kërkuesi Riza Malaj është deklaruar fajtor dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Për shkak të gjendjes shëndetësore të të dënuarit dhe sidomos domosdoshmërisë së tij për kujdes të vazhdueshëm, i dënuari Riza Malaj po vuan dënimin e tij pranë IVSHBsë. Gjykata vlerëson se rasti i të dënuarit Riza Malaj është i veçantë, për shkak të vendit ku ai vuan dënimin dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Nga vlerësimi i sjelljes së kërkuesit dhe nga shpjegimet e përfaqësuesit të Spitalit të Burgut në seancë gjyqësore, rezulton se kërkuesi paraqet vështirësi në kujdesin ndaj vetes, për shkak të dëmtimit në të dyja duart e tij, si edhe problemeve me organet e dëgjimit dhe shikimit. Duke qenë në këto rrethana, edhe sjellja dhe qëndrimi i kërkuesit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit do të vlerësohet në harmoni edhe me mundësitë e tij fizike dhe shëndetësore’, pohon gjykata, duke vendosur përfundimisht uljen e dënimit në masën 90 ditë”, thuhet në vendimin e gjykatës. Malaj është dënuar me 10 vjet burg, për akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Lini një koment