U reziston grabitësve, vritet 46 vjeçari
Një kambist është ekzekutuar sot për vdekje nga persona që kanë tentuar ta grabisin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stacionin e Hekurudhave pranë zonës së Plazhit, ku persona të maskuar e të armatosur i kanë zënë pritë kambistit Fatmir Koltarja 46-vjec, me qëllim që ta grabisnin.
Krimi ka ndodhur pak metra larg banesës së viktimës, i cili zakonisht në drekë kthehej në shtëpi pasi mbaronte punën.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, kambisti iu ka bërë rezistencë agresorëve, prandaj ata e kanë qëlluar me armë, raporton BW.
Mësohet gjithashtu se ky i fundit ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.