Kalo te lënda

Suedi: akademi përkujtimore për Rugoven

rugi-590x350Sa më shumë që po kalon koha gjithnjë e më shumë po shihet rëndësia dhe vendi i tij
në historinë e lavdishme të shqiptarëve. Kështu u tha në Akademinë përkujtimore me reastin e shatë vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, dr Ibramim Rugova, të mbajtur në Landskrona të Suedisë në organizimin e degëve të LDK dhe të LDD për këtë shtet skandinav.

Akademia Përkujtimore, në të cilën morën pjesë anëtarë dhe simpatizues të LDK e të LDD si dhe kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, filloi me intonimin e Hymnit Kombëtar dhe Hymnit të presidentit Rugova. Pastaj Zymer Qupeva, kryetar i nëndegës së LDK për Landskrona, në emër të orhanizatorit kërkoji një minut heshtje.

Për biografinë e dr Rugovës, veprimtarinë e tij letrare dhe kombëtare folën Bajram Nikçi, kryetar i degës së LDK, Hysen Ibrahimi, kryetar i degës së LDD dhe veprimtarët dr Muhamet Shatri, Qibrije Hoxha, Isuf Bajraktari e Idriz Gashi.

Bajram Nikçi shpalosi pjesë nga biografia e Rugovës, duke theksuar se qysh kur ishte fëmijë mbeti jetim nga se babain dhe gjyshin e tij e ekzekutuan hordhitë sllavo-komuniste e deri te mirënjohjet dhe çmimet ndërkombëtare që nderuan veprën dhe personalitetin e tij. Hysen Ibrahimi tha se presidenti historik i Kosovës gjatë gjithë jetës së vet u angazhua për liri, për demokraci dhe për pavarësinë e vendit. Shoqata e shkrimtarëve dhe e artistëve në Suedi, tha ai, së shpejti do të dalë me një libër për kontributin e ish kryetarit tonë.

Ndërkaq Qibrije Hoxha, ish deputete e Parlamentit të Kosovës dhe veprimtrare e LDK në Suedi foli për veprimtarinë atdhetare dhe politike të Ibrahim Rugovës me theks të posaçëm të filozofisë rugoviane. Ajo potencoi sidomos angazhimin e tij për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botë, krijiminn e imazhit të saj dhe lidhjen e miqësisë me SHBA dhe me qendrat më të njohura të botës.

Dr Muhamet Shatri shok i fëmijërisë me Ibrahim Rugovën dhe veprimtari më i shquar në mesin e shqiptarëve në Suedi, duke përkujtuar presidentin e ndjerë, theksoi mes tjerash se Ibrahim Rugova ishte ai që ka lidhur lashtësinë shqiptare me të sotmen dhe që pakurrëfarë hezitizmi ka kthyer kombin shqiptar kah perendimi. Ai nuk e kishte lehtë të kundërshtonte ideologjinë majtiste të Tiranës zyrtare dhe simpatizuesit marksisto-leninistë në Kosovë, të cilët me çdo mënyrë lakmonin pushtetin.

Por edhe në këtë akademi përkujtimore nuk u la pa u përmend gjendja e sotme në Kosovë, pas disa vjet çlirimi nga Serbia.

Duke folur për këtë, Zymer Qupeva tha se Kosovën e ka grabëlluar krimi i organizuar, korrupsioni nga nivelet qëndrore përkatësisht që nga qeveria e deri tek komunat. Popullin në Kosovë e ka grablluar varfëria e skajshmedhe është duke vuajtur për kafshatën e gojës, përderisa pushtetarët flasin dhe akuzohen për shpërdorimin e miliona eurove. Po të ishte gjallë Presidenti Rugova, kjo nuk do të ndodhte, tha Qupeva.

Një mendim të ngjajshëm shfaqi edhe Shyqri Kuqi, kryetar i sindikatave të papavarura në Suharekë, i cili në cilësinë e mysafirit përshëndeti pjesëmarrësit e kësaj akademie. ”Pushtetarët e sotëm në Kosovë varfërinë e skajshme të popullësisë po e përdorin si trajtë të dhunës dhe të zgjatjes së pushtetit të tyre”, tha Kuqi.

Gjatë kohës sa u mbajt akademia përkujtimore u lexuan edhe vjersha kushtuar presidentit Rugova.

Nga ky manifestim nga një telegram iu dergua familjes së Ibrahim Rugovës dhe familjes së Beqir Sadikut, ish kryetarit të degës së LDK në Suedi, icili ndërroi jetë para disa ditësh.

Ramadan Reshitaj

Lini një koment