Kalo te lënda

Stallone ka paguar miliona dollar heshtjen e gjysmëmotrës

f1_27-roki1359276496Kur ishte në kulm të karrierës gjysmëmotra e ka kërcënuar aktorin që do të flasë në publik që ai e abuzon fizikisht nëse gjatë muajit nuk ia paguan shumën e caktuar të parave.

“Fatkeqësisht, personat e famshëm politikanët dhe sportistët shpesh janë cak i anëtarëve të familjes së vet dhe bashkëpunëtorëve të cilët dëshirojnë të marrin para nga ata”, ka komentuar zëdhënësi i aktorit pasi që mediet e huaja kanë publikuar lajmin që Silvester Stallone(66), i ka paguar gjysmë motrës së vet Toni-Ann Filiti, dy milionë dollarë sepse ajo e kërcënonte.

Çdo muaj i jepte 10 mijë funte derisa për shpenzimet psikiatrike dhe mjekësore ka fituar 31 mijë funte.

Në vitet 1980, kur aktori ishte në kulm të karrierës, gjysmë motra e tij e kërcënonte që do të flas publikisht nëse ai nuk ia jep shumën e caktuar çdo muaj. Toni-Ann ka vdekur vitin e kaluar nga kanceri i mushkërive, në moshën 48 vjeçare. Nëna e aktores Jasqueline ka zbuluar që Toni-Ann e ndjerë ka qenë e varur nga ilaçet, të cilat i ka pirë gjatë ditës, deri në 65 tableta dhe vazhdimisht kërcënonte gjysmëvëllanë e vet të njohur.

Ajo ka shtuar që avokatët e kanë këshilluar aktorin që t`i japë para vetëm për t`ia mbyllur gojën meqenëse ishte shumë i njohur në atë kohë.

Komente (0)
Shpërndaje artikul

Lini një koment