Shtyhet gjykimi i Limajt
Gjykimi i deputetit Fatmir Limajt i paraparë të mbahej më 7 shkurt, për rastin e Ministrisë së Transportit, është shtyrë në një afat të pacaktuar.
“Arsyeja e shtyrjes është ndërrimi i kryetarit të trupit gjykues”, ka thënë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj.
Fatmir Limaj nga 24 nëntori vazhdon të jetë në paraburgim ndërkaq sot ai është propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues të PDK-së./Indeksonline/