Kalo te lënda

Shoqata serbe hap zyrë në Fier

Uten navnNë Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqates së këtij komuniteti “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në vendin tonë, Miroljub Zariç.

Sipas ambasadorit, çelja e kësaj zyre do të çoje më tej marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Berisha se qeveria shqiptare do të rishikoje marrëdhëniet me Serbinë, pas incidentit në Presheve, ku u hoq lapidari që përkujtonte dëshmoret e UÇPMB-së, Zariç u shpreh në të njëjtën linjë me deklaratën e Qeverise Serbe, ku Shqipëria akuzohej për destabilitet ne rajon dhe se po ndërhyn ne punët e Brendshme te Serbise.

”Mendimi i Republikës Serbe në lidhje me këtë deklaratë konkrete është shprehur qartë në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Në këtë rast unë duhet të theksoj edhe një herë, se Qeveria Serbe është e vendosur në përparimin e marrëdhënieve me fqinjët e saj, që ka rëndësi edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe për avancimin e stabilizimin e marrëdhënieve në rajon. Dhe ky është një kusht qe duhet te plotësuar nga ana jone për integrimin ne BE”, deklaroi ambasadori Zariç.

Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit serb ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit.

Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviç, ka deklaruar se ne ketë qark numërohen 2 500 anëtarë te këtij komuniteti.

Lini një koment