Sekuestrohen 72 pako më kanabis në pikën e Muriqanit
SHKODËR- Policia në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 70 pako me lëndë narkotike, e llojit kanabis.
Policia sqaron se lënda në fjalë është gjetur në mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 135 EH të shtetasit Edi Gashi nga Mamurrasi, i cili edhe është arrestuar.
Ky i fundit po udhëtonte drejtë Milanos së bashku me bashkëshorten, e cila është në muajin e 8 të shtatzënisë si dhe me dy vajzat njërën 6 vjece dhe tjetrën 3 vjece, kur edhe është ndaluar nga policia kufitare. Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufitare të cilët pasi kanë kryer kontrollin rutinë të dokumentacionit, kanë vijuar me kontrollin ndaj mjetit. Në disa pjesë të tij kanë vërejtur spostime të dyshimta të pjesëve të plastikës. Ku pasi me mjetet e specializuara kanë vërejtur se në pjesë të ndryshme të këtij mjeti ndodhen pako të dyshimta si kanabis sativa. F
illimisht shtetasi Edi Gashi ka dëshmuar se po udhëtonte drejtë Italisë së bashku me bashkëshorten e tij me qëllim lindjes e saj në Milano si dhe dy fëmijët, pasi shtetasi në fjalë kishte leje qëndrimi në shtetin italian.
Sipas burimeve policore 34 vjecari do merrte 5000 euro për shërbimin e transportit të drogës në momentin e dorëzimit të saj në Milano dhe se detyra e tij ka qenë thjeshtë e korrierit. Gjatë vitit të kaluar në këtë pikë kalimi kufitar janë sekuestruar rreth 200 kg drogë e llojeve të ndryshme. Ndërsa nga policia kufitare e Shkodrës nga mesi i kësaj jave janë sekuestruar 1406 kg drogë marijuanë që kishin destinacion Italinë si dhe një gomone me dy motor.