Kalo te lënda

Rita komenton lidhjen e veçantë me Jay Z

fotoKëngëtarja Rita Ora, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë që menaxhohet nga Jay Z, Roc Nation, në vitin 2009. Ajo ka thënë se ishte në siklet kur reperi e thirri për tu takuar, por tani ajo ndjehet sikur ta ketë njohur atë për vite me rradhë.

Duke folur për Telegraph Belfast, Rita tha se ai e telefonoi dhe kërkoi një takim me të, gjë që për këngëtaren e re ishte “e pabesueshme”.
Ajo shtoi: “Ishte një takim shumë interesant, emocionues dhe i çuditshëm, në të njëjtën kohë. E dini kur mund të ndjeni fuqinë e dikujt? Ashtu ishte edhe kjo, kur hyra në dhomë ndjeva se ai ishte i fuqishëm dhe i suksesshëm.”

“Ishte aq e çuditshme. Unë hyra, i dhashë dorën dhe pastaj papritmas ne ishim thelluar në bisedë. Tani ndihem sikur të kemi njohur njëri-tjetrin një kohë të gjatë. Kam marrë shumë këshilla prej tij. Ai nuk është vetëm një mik i madh , por një shef dhe një vëlla. ”

Me albumin e saj debutues, “Ora”, të publikuar gushtin e kaluar, Rita kryesoi top listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjërë, ndërsa thotë se ka shumë më shumë për të dhënë me albumin e saj të dytë. /Indeksonline/

Lini një koment