Kalo te lënda

Nxënësit janë mirë

autobusiËshtë rrokullisur një autobus me 65 nxënës të Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”. Aksidenti ka ndodhur në Shtërpcë, derisa nxënësit po shkonin nga Prishtina për në Prevallë. Përveç disa lëndimeve të lehta trupore, gjendja e nxënësve raportohet të jetë e mirë. E pos autobusit, policia raporton se në gjithë Kosovën kanë ndodhur edhe shumë aksidente të tjera për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës.

U nisën për të kaluar një vikend në qendrën turistike të Prevallës, por nuk arritën atje. 65 nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” u ballafaquan me një aksident. Autobusi me të cilin ata morën rrugë prej Prishtinës për në Prevallë u rrokullis në Shtërpcë. Por, për fat të mirë nuk u lëndua askush, përveç që morën disa lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe policia e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lini një koment