Liderët e Luginës kërkuan ndihmë nga Prishtina
Prishtinë, 27 janar (AIP) -Me ftesë të PDK-së dhe Qeveria e Kosovës nga Lugina e Preshevës në ketë ongres muarën pjesë: Riza Halimi , depuet, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional, Dr. Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe Skender Destani kryetar i BDL-së ku nga mediat shqiptare nga Lugina ishte ftuar edhe agjencia e ljameve “Presheva jonë” e cila ndoqi përsëafërmi kongresin e gjashtë të partisë në të madhe në Kosovë, PDK-së.
Kushtrim MALIQI
Hapjen e konventës së gjashtë me radhë të PDK-së e ka bërë Hajredin Kuçi, i cili ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar për themelimin e PDK-së dhe të cilët më punë e tyre për 13 vite kanë bërë të mundur që PDK shpesh herë të marrë besimin e qytetarëve të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe, siç tha ai, miqtë nga Shqipëria, nga Maqedonia nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi…
Në Prishtinë
po zhvillon punimert dyditore e kongresit të VI-ër zgjedhor të Partisë
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, në fjalimin e tij ka bërë një reflektim që nga lufta për liri e deri tek kthimi në realitet të ëndrrës për Kosovën e lirë.
“Ëndrra jonë ishte të jemi si sot, të bashkuar. Shekullin e ndarjes po e mbyllim, për ne po fillon shekulli i ri, shekulli i rënies së perdes së hekurt, i Kosovës së re e të lirë. Kjo është epoka e rendit demokratik, lirisë dhe shpresës. Ne të gjithë bashkë e kishim një ëndërr, për lirinë dhe paqen përkrah vendeve të lira. Ne patëm guximin për të luftuar dhe fituam. Ajo që nisi si ëndërr sot është fakt, Kosova është shtet”, ka deklaruar Thaçi.
Duke premtuar se, shteti i Kosovës dhe ai personalisht do të kujdeset për të drejtat e shqiptarëve edhe në Preshevë e Maqedoni, kryeministri është shprehur se bashkimi i kombit shqiptar është i pashmangshëm.
Demokratike të Kosovës. ku po marin liderë nga gjitha viset shqiptare (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi..) në Ballkan. Me ftesë të PDK-së dhe Qeveria e Kosovës nga Lugina e Preshevës në ketë ongres muarën pjesë: Riza Halimi , deputet, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe Skender Destani kryetar i BDL-së, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kësaj radhe as me letr
a e as me deklarata por direkt në katër sy para kryemisnirit Thaci dhe anëtarë tjerë të qeverisë së Kosovës, para dhjetra liderëve tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarëve , përfaqësuesit e Lugines se Presheves kërkuan njëzërit përkrahje dhe ndihmë për tejkalimin e situatës tejet të vështirë të shqiptarëve etnik në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e cila u tensionua për shkak politikës diskriminuese, vecanërisht pas largimit të lapidarit të UCPMB-së nga qendra e qytetit.
Kryetari i Partisë Demokaratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pasi që në fjalimin e tij uroj që Hashim Thaçi të vazhdoj të jetë kryeministër i Kosovës dhe kryetar i PDK-së “ai ishte personaliteti që vuri firmën ne pamavrësisë së Kosovës, me shpresë që një ditë ai të jetë edhe nënshkrues i bashkimi tkombëtar të shqiptarëve..”
Ndërsa Riza Halimi deputet dhe kryetar i PVD-së duke uruar PDJ-në dhe kyretarine saj Thaci për kongresin ai paraqiti sitautën e brishtë në Luginën e Preshevës dhe kerkoi angazhim nga qeveria e Kosovës.
Dr.Skender Destani, lider i BDL-së , diksutimi i të cilit kryekëput u përqëndruar reth situatës së tensionuar dhe zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës ai ka kërkuar nga Prishtina vec fjalëve e deklaratave kerkoi ndihmë, më shumë angazhim sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës sytë i kan sytë kah Prishtnina. Kurse kryetari Bujanocit Nagip Arifi, lider i PD-së duke përshëndetur kongresin në fjalë dhe të pranishmit ai ka ftuar qverinë e Kosovës një përkujdesje dhe angazhim më të madhe në trojet jashta Kosovës, sidomos në Luginë.
Pas fjalimeve të liderëve nga Lugina e Preshevës të cilat u mirëpirtën nga të pranishjmit në sallë fjalën e mori kryeministri i Kosovës thaci justifkoi shqetësimet e përfaëqesuesve nga Lugina mbi sitautëne diktëve të fundit, duke pohuar se qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përkujdeset për gjtihë shqiptarët në Ballkan, ne vecanti atyre në Luginën e Preshevës, të drejatte të cilëve më së shumti janë të cenuar nga Beogradi.
Kryeministri Thaci ka deklaruar se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE. Kreu i PDK-së tha se gjithmonë e kanë pasur guximin për të qenë të bashkuar, për të luftuar dhe për të fituar, e kjo u bë nga lufta e UÇK-së, dhe kontribut i të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
