Kurti ngrit tensionin
Shumica e medieve më të njohura të Serbisë kanë raportuar të shtunën për protestën solidarizuese për shqiptarët e Preshevës. Medvegjës dhe Bujanocit të organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.
“Protestuesit kanë mbajtur pankarata me mbishkrimet : “Stop terrorit ndaj popullit shqiptar”, “Lugina është e jona”.
Po ashtu kanë kërkuar që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe ta kthejë lapidarin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës…”, ka raportuar agjencia e lajmeve B92, tek citon kërkesën e liderit të VV-së. Albin Kurti.
“Ai ka thënë se shqiptarët në jug të Serbisë jetojnë në represion e njëjtë siç kanë jetuar bashkëkombasit e tyre në Kosovë gjatë viteve “90”, citon kjo agjenci.
“Ai ka theksuar se Serbia po synon ta ndryshojë strukturën etnike në Luginën e Preshevës”.
Radiotelevizioni i Serbisë raportit të huazuar nga medet tjera online i ka vënë titullin: “Kurti ngrit tensionin”, transmeton “Koha Ditore”.
Komentet e lexuesve në portalet serbe – të bazuara kryesisht në parulat që kanë mbajtur demonstruesit-kanë qenë të shumta.
“Kështu kanë bërë edhe në Jugosllavinë e Titos, dhe u është shpaguar …”. ka shkruar ndër të tjera njëri prej lexuesve në portalin “Vesti Online”.