Kalo te lënda

Haxhi Merxha: E dua Thaçin pa interes

fotoNdaj kryeministrit Thaçi ka një simpati të veçantë. Është në koalicion me të qe 12 vjet dhe thotë se ai nuk e ka tradhtuar kurrë. E mirëkupton edhe pse nuk e ka marrë në qeveri.

“Nuk është se nuk do, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë”.

Haxhi Zylfi Merxha, ish-deputet i parlamentit të Kosovës, është i lumtur që jeton në Kosovë dhe mendon se Kosova është vendi model ku respektohen të drejtat e pakicave, më mirë se në Evropë e Amerikë.

“Kam qenë tri herë në Amerikë, e kam pa atje qysh shkon jeta, ata janë shumë prapa nesh sa i përket të drejtave të pakicave”, thotë ai për Gazetën “Jeta në Kosovë”.

Merxha ndaj kryeministrit të Kosovës ka një simpati të veçantë, dhe mjaftë besnike.

“Thaçin e kam lavdëruar, edhe prapë e lëvdoj sepse Thaçi vërtet e bënë punën e vet. Pse s’ka mundur ta ketë në qeveri edhe një rom nuk them që ai s’na do, por nuk ka mundësi”, thotë Merxha.

“Një herë jam nënshkruar para 12 vjetëve, edhe s’kam mendjen të lëvizë më, edhe këtë vit jam prapë në koalicion me të”, thotë ai.

Lini një koment