Kalo te lënda

Granatë dore në shtëpinë e zyrtarit serb në veri të Mitrovicës

fotoNjë granatë dore është hedhur në shtëpinë e Borislav Markoviqit në veri të Mitrovicës të dielën në orët e hershme të mëngjesit.

Nga shpërthimi i granatës nuk ka pasuar të lënduar, njofton koha.

Shpërthimin e granatës në oborrin e shtëpisë së Markoviqit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se persona të pa njohur, rreth orës 01 20, kanë hedhur një granatë dore në shtëpinë e një banori serb në rrugën “Mesha Selimoviq”, por përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi që është dëmtuar fasada e shtëpisë si dhe disa dritare.Policia ka dal në vendin e ngjarjes duke bërë të gjitha hetimet, ka thënë Hoti.

Për momentin policia nuk ka persona të dyshuar për këtë rast.

Sipas burimeve, Markoviq është i punësuar në Zyren Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Grupe serbe, të organizuar dhe të motivuara nga strukturat paralele janë duke bërë presion të madh në qytetarët serb që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Sulmin ndaj zyrtarit të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës e ka dënuar edhe shefja e kësaj zyre, Adriana Hoxhiq./Indeksonline/

Lini një koment