Fotografohen njekohesisht dy Henat….e Tokes
Një fotografi e profesionistit Lauren Harnett ka mundur të kapë imazhin e dy “Hënave”, që kanë kaluar mbi Tokë, thuajse në të njëjtin moment. Jo, askush nuk është gabuar… Së pari, Toka ka ende një satelit natyral të vetin, kurse i dyti është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, i fotografuar nga Harnert në “Space Center” të NASA-s në Hjuston. Hëna është shfaqur thuajse e plotë dhe mbi të, për shkak të efektit optik, u duk edhe stacioni.
Natyrisht, Stacioni është shumë më afër se Hëna me planetin tonë. Megjithatë mund të thuhet se është objekti i tretë hapësinor më i shndërritshëm, pas Diellit dhe Hënës. Pikërisht në këtë fotografi, Hëna gjendet në 400 mijë kilometra nga ne. Ndërsa, Stacioni gjendej në një distancë mijëra herë më inferior dhe në momentin e shkrepjes gjendej në një distancë prej rreth 460 km nga sipërfaqja tokësore. Për më tepër, Stacioni Hapësinor në foto shfaqet 36 herë më i vogël se Hëna. (Giorn)