Bleona mohon ndërhyrjen në buzë
Këngëtarja Bleona Qereti, gjatë vitit që lamë pas, ishte prezente në shtypin rozë, për shkak të turneut të saj shqiptar, videos ku ajo shfaqej lakuriq në dhomën e zhveshjes, ndërsa vazhdoi të përflitej për paraqitjet e saj dhe ndryshimet në pamje, ndër vite.
Ndryshe nga këngëtaret e tjera që kanë mohuar ndërhyrjet apo nuk kanë folur rreth tyre asnjëherë, Bleona nuk ka zgjedhur heshtjen. Edhe pse është komentuar shumë për operacione, gjatë një interviste për mediat shqiptare, ajo ka konfirmuar se ka bërë ndërhyrje plastike vetëm në hundë.
Ndërsa për buzët, Bleona u shpreh: “Gjithmonë i kam pasur të plota, edhe atëherë kur në Shqipëri nuk konceptoheshin ndërhyrjet estetike”.
Pyetjeve për botoksin ajo iu përgjigj: “Unë kam shumë pak milje si Bleonë, dhe kështu që nuk e kam pasur të nevojshme të bëj botoks”.
Në lidhje me komentet e këqija që i bëhen në rrjetet sociale, ajo është shprehur: “Nuk më interesojnë fare ata që flasin keq për mua, detyra ime është të kënaq veten dhe ata që më duan. Vetëm ata që më duan i marr në konsideratë, të tjerët nuk ekzistojnë për mua”.