Kalo te lënda

Ambasadori serb: Jemi për fqinjësi të mirë mes dy vendeve

Uten navnAmbasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç ka komentuar sot nga qyteti i Fierit zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe qëndrimin e vendit në tij. Zariç ka deklaruar se “Serbia është për marrëdhënie të mira me fqinjët”.

Ndërsa ka deklaruar se i përmbahet deklaratës së Ministrisë së Jashtme Serbe që kritikonte kryeministrin Sali Berisha për qëndrimet e mbajtura nga Tirana zyrtare. Ai u shpreh se qeveria e Serbisë “synon marrëdhëniet të mira bilaterale”.

Disa ditë më parë, Ministria e Jashtme e Serbisë sulmoi kryeministrin Sali Berisha për deklarata, që sipas Beogradit nuk i shërbejnë stabilitetit në rajon.

Lini një koment