Vallëzimi i Klum mbi tavolinë (Video)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “The Tonight Show with Jay Leno”, supermodelja Heidi Klum mes tjerash është pyetur edhe për aftësitë e saj për të vallëzuar mbi tavolinë.
Ishte spekuluar se bukuroshja gjermane gjatë pasndejës së “Golden Globes” kishte vallëzuar mbi tavolinë, ndërsa Leno e pyeti rreth kësaj çështjeje.
Prezantuesi i njohur mes tjerash e pyeti nëse është rrëzuar ndonjëherë duke hipur mbi tavolinë, kurse 39-vjeçarja tha se asnjëherë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë.
Për ta dëshmuar këtë, ajo u ngjit mbi tavolinë dhe kërceu nën tingujt e këngës së Rihannas, “Only Girl”. /Telegrafi/