Kalo te lënda

Sonte në KTV, Hafiz Gagica flet për LDK-në dhe për “Fondin 3%”

f1_hafiz-gagica-ab61359224086Prishtinë, 26 janar – Ish-kryetari i LDK-së për Gjermani dhe koordinator i degëve të kësaj partie në Perëndim, Hafiz Gagica, ka folur për nevojën e hetimit të dyshimeve për keqpërdorim të fondit të Republikës së Kosovës, të njohur si “Fondi i 3-përqindëshit”, që ka funksionuar prej fillimit të viteve 1990, me qëllim të përkrahjes së përballjes së Kosovës nën regjimin represiv të Serbisë. Gagica ka folur për emisionin “Press-ing”, që transmetohet në KTV, të shtunën në orën 20:00.

Në intervistë ai ka folur edhe për mungesën e kujdesit institucional për diasporën e Kosovës, dhe kontributin e saj në luftën për liri, ndërsa ka nxjerrë kritika të ashpra edhe për vetë LDK-në, anëtar i së cilës është, dhe për kreun e saj, Isa Mustafa.

Lini një koment