Sahatqija nuk e dëgjoi Gashin, merr pjesë në Kongresin e PDK-së
Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija nuk e mori parasysh sugjerimin e anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, Arben Gashi për mos të shkuar në Konventën e VI të PDK-së.
Arben Gashi gjatë ditës ka thënë se askush nga LDK-ja nuk duhet të jetë prezent në Konventën e PDK-së, pasi sipas tij, kjo parti e ka zhytur Kosovën në korrupsion dhe krim të organizuar.
“Për mendimin tim askush nga LDK-ja nuk ka nevojë që të jenë prezentë në Konventën e PDK-së. Ne e dimë që gjatë qeverisjes së PDK-së, Kosova është zhytur në korrupsion si dhe është shtuar krimi i organizuar”, ka thënë Gashi, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka qenë prezente në Konventën e PDK-së, me ç’rast edhe e ka përshëndetur nismën e punimeve të Konventës duke iu dëshiruar suksese. /Telegrafi/