Kalo te lënda

Presheva te trajtohet si ceshtje e NATO-s, Evropiane dhe nderkombetare

dedajjShkruan : Gjergj DEDAJ

  kyretar i PLK-së

-Lapidari i UCPMB te rikthehet ne vendin e tij dhe as ne xhami dhe askund tjeter

Rrenimi i dhunshem ne prezence te tanksave dhe mjeteve te blinduara nga ana e xhandarrmersise serbe i Lapidarit te UCPMB-se ne qender te Presheves eshte deshmi se Beogradi zyrtar akoma nuk eshte distancuar nga krimet dhe gjenocidi  millosheviqian qe ka ushtruar kudo mbi popullaten shqiptare ne dekadat e fundit. Serbia ne vend qe te kerkoje falje per terrorin dhe krimet e forcave policore e ushtarake serbe mbi popullaten e Lugines se Presheves ajo heqe dhunshem edhe lapidaret dhe permendoret ku jane te skalitura emrat e atyre qe vete kjo polici dhe ushtri i ka vrare  vetem e vetem se duanin liri,drejtesi,te drejta kombetare  dhe barazi,e kjo eshte vrasje e dyfishte per familjaret dhe popullaten e kesaj treve shqiptare.

Ne nje situate te tille te shtetrrethimit serb Presheva duhet te trajtohet si ceshtje e NATO-s,problem i Bashkimit Evropian dhe bashkesise nderkombetare e cila duhet urgjentisht te ushtroj presion te Beogradi zyrtar te heqe dore nga skenaret luftenxites dhe destabilizimi i Ballkanit i cili mund te kete pasaoja te papara dhe tejet te rrezikshme per paqen ne kete pjese te Evropes e me gjere.

Pervojat e luftrave tragjike ne Kroaci,Bosnje,Kosove,Maqedoni por edhe e luftes ne Luginen e Presheves jane treguesi me i mire se me mire eshte qe keto tendenca te rrezikshme te Serbise te parandalohen dhe nese nuk shihet nje gadishmeri e tille atehere nuk duhet te perjashtohet mundesia e vendosjes se trupave te NATO-s ne Luginen e Presheves dhe ky problem te kerkoj zgjidhje ne bisedimet ndermjet autoriteteve zyrtare te Beogradit dhe atyre legjitime te Lugines se Presheves nen mbikqyrjebn e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Ideja e vendosjes eventuale e Lapidarit te UCPMB ne oborr te ndonje xhamie apo kulti fetar eshte ide tendencioze dhe e paramenduar e Serbise per ta reduktuar ceshtjen e Lugines se Presheves ne ceshtje thjeshte fetare gje qe nuk eshte e vertete dhe kjo ide nuk duhet te pranohet nga autoritetet e Lugines se Presheves,nga fakti se lufta e UCPMB nuk kishte karakter fetar por politik per liri kombetare dhe barazi qyetare duke mos perjashtuar as te drejten e referendumit te qytetarve te Lugines se Presheves per te ardhmen e tyre   politike dhe perspektiven demokratike ne Bashkimin Evropian.

Lideret legjitim te Lugines se Presheves duhet te jene unik,te matur dhe te pergjegjshem duke mos e shfrytezuar kete gjendje ne Luginen e Presheves per interesa partiake apo klanore por te qendrojne te bashkuar dhe afer qytetarve shqiptare dhe te mos pranojne ne asnje menyre denigrimin  nacional dhediskriminimin politik ne baza kombetare dhe te ia bejne me dije Serbise se rikthimi i Lapidarit te UCPMB ne vendin nga ku eshte rrembyer eshte pika e fillimit te zgjidhjes se ceshtjes politike e kombetare te Lugines se Presheves.

Lini një koment