Kalo te lënda

Dosja për heqjen e lapidarit në Gjykatën e Strasburgut

f.0126211115719_mNjë dosje komplete është përgatitur nga institucionet legjitime të Komunës së Preshevës mbi padrejtësitë e autoriteteve serbe rreth Përmendores së UÇPMB-së, që hoqën dhe fshehën përmendoren më 20 janar të këtij viiti, duke përdorur forcat policore serbe, pa paralajmërim, në orët e para të mëngjesit.

Çështja e largimit të lapidarit pa vullnetin e popullit dhe të liderëve të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës duket se së shpejti nuk do të jetë më problem vetëm i Beogradit dhe Preshevës, por i komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij në Strasburg.

Skënder Destani, kryetar i PDL dhe nënkryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar dje, se “institucionet kompetente të komunës kanë përgatitur një padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg”.

“Duke kundërshtuar heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës pa kurrfarë paralajmërimi dhe në mënyrë tinëzare në orët e para të mëngjesit me forca të mëdha policore dhe me anë të xhandarmërisë serbe. Për këtë padrejetësi në kundërshtim me vendimet e komunës së Preshevës, në kundërshtim me vullnetin e popullatës së shqiptarëve në Luginë janë njoftuar në detaje edhe organizmat ndërkombëtare. Ky aksion i paparalajmëruar i forcave serbe edhe pse pritej pas vendimit për fatin e lapidarit zhgënjeu edhe OSBE-në dhe misionet diplomatike në Beograd”, tha Destani, transmeton “Presheva Jonë”.

Edhe Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe ish-drejtor politik i UÇPMB-së, Shaip Kamberi (PVD) dhe Orhan Rexhepi (LKSH) e kanë vlerësuar situatën e brishtë edhe më tej në Luginën e Preshevës, të krijuar pas kërcënimeve dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së kanë përkrahur nismën e komunës për një padi të tillë kundër Serbisë në Strasburg.

Kur është fjala për padrejtësitë dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, Serbia ka thyer rekordin në Strasburg për ankesa dhe padrejtësi ndaj qytetarëve të saj, është thënë dje në një raport të KE-së në Strasburg. /Telegrafi/

Lini një koment