Kalo te lënda

LDK kërkon zgjedhje të parakohshme

f1_26ldk-zgjedh-jpg1359217763Lidhja Demokratike e Kosovë, kërkon  që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, me qëllim që në kuvend të vijnë njerëz nga vota e qytetarëve dhe ministra që i kanë duart e pastra. Arben Gashi, deputet i kësaj partie, ka thënë se partia e tij është e gatshme t’i futet procesit të parakohshëm zgjedhor, me apo pa reformë zgjedhore, transmeton KTV. Kjo parti shkuarjen në zgjedhje e sheh të vetmin shpëtim, ngase sipas tyre, krimi dhe korrupsioni nën qeverisjen e Hashim Thaçit, po e shkatërrojnë Kosovën. Gashi, ia ka kujtuar Qeverisë aktuale, siç ka thënë ai, të metat dhe dështimet në sundimin e rendit dhe ligjit, të cilat po e dëmtojnë në vazhdimësi imazhin e vendit. Afera në MPB, me pasaporta biometrike, keqpërdorimi me armatim dhe municion në Policinë e Kosovës, vjedhja në dhomën e dëshmive, arrestimi i kryesuesit të Task forcës anti korrupsion, rasti i Hotelit Grand, pronto afera  dhe shumë raste të tjera që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje, kanë bërë që vendi të etiketohet si vend “me korrupsion dhe krim të lartë”, ka deklaruar Gashi.

Lini një koment