Bozoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë
Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vladimir Bozovic i është refuzuar kërkesa që të dielën (nesër) ta vizitojë Kosovën, ku kishte planifikuar të ishte në Ditën e Shën Savës.
“Jam i pikëlluar, sepse jam penguar që nesër me popullin tim të kaloj Ditën e Shën Savës në Kosovë. Pak më parë u njoftova se më është ndaluar hyrja dhe shkuarja në Graçanicë dhe Deçan”, ka thënë Bozovic, transmeton Tanjug.
“Të gjitha këto janë sprova”, ka thënë ai në një bisedë me studentët të cilëve u janë ndarë bursat e Mbrojtjes popullore serbe në Amerikë.