Kalo te lënda

Virusi i gripit, Nju Jorku shpall gjendjen e emergjencës

fotoCASSUMZOEpidemia e gripit ka prekur më shumë se 19 000 persona në shtetin e Nju

Jorkut. Guvernatori i Nju Jorkut, , Andrew Cuomo, shpalli gjendjen.

Rreth 28 000 raste gripi janë regjistruar në SHBA këtë dimër dhe 20 fëmijë kanë humbur jetës si pasojë e kësaj epidemie, sipas Qendrës federale të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC).

Cuomo theksoi se ishte shumë i rëndësishëm pezullimi, për 30 ditët e ardhshme, i rregullit që autorizon farmacistët nju jorkezë të vaksinojnë vetëm pacientë të moshës 18 vjeç e lart.

“Ne po përballemi me epideminë më të rëndë të gripit që prej vitit 2009, dhe virusi është aktiv në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, me raste të regjistruara në 57 qarqe dhe pesë lagje të qytetit të Nju Jorkut”’, deklaroi Cuomo./Indeksonline/

Lini një koment