Kalo te lënda

Velija: OSHP-ja kishte përkrahjen e shtetit

403x30244127velNatali Velija po pretendon se kishte një organizim “shtetëror” për ta bërë fitues të tenderit me çdo kusht kompaninë austriake OeSD, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja në Kosovë e kompanisë austriake për prodhimin e pasaportave pretendon se partneri i saj nuk i ka plotësuar kushtet fare për ta fituar tenderin. Këto kushte, sipas saj, janë plotësuar nga një kompani gjermane dhe një sllovene.
Mirëpo, sipas shpjegimeve të saj që ka dhënë në Prokurori, tenderi i është përshtatur OeSD-së, derisa ka pasur organizim korruptimi, që ankesat e kompanive të tjera të rrezohen nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Velija u ka deklaruar prokurorëve se Besnik Berisha ka qenë i angazhuar që nga shuma prej 475 mijë eurosh, të cilat pretendon se ia ka dhënë në një restorant në Ferizaj, 80 mijë të shkojnë për OSHP-në si ryshfet. Por këto pohime i ka hedhur poshtë OSHP-ja, si dhe Besnik Berisha, drejtori i suspenduar i Departamentit për prodhimin e dokumenteve në MPB./standardi.info

Lini një koment