Tri “luaneshat
Argjentina e Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërxhonaj, jo vetëm se janë të afërta në familje, por ato janë të pandashme dhe shoqërohen shumë ndërmjet veti.
Ndonëse Anxhelina ka ikur nga Amerika dhe është duke punuar në disa projekte të reja dhe duke studiuar njëkohësisht, Argjentina këto ditë po e viziton familjen e saj në Holandë ku dhe do lansojë së shpejti një projekt të ri në duet me Florin.
Beatrix, ndërkaq, ka vendosur që ketë vit të jetë më pak aktive në skenën muzikore për shkak të, siç ka deklaruar vetë ajo, shkollimit, pasi që edhe është në vitin e fundit shkollor, por që ka premtuar se pas përfundimit të shkollimit, do të sjellë shumë projekte të reja.
Në rrjetet sociale, tri “luaneshat”, siç shihet në këtë foto, postojnë fotografi vazhdimisht, që tregojnë se miqësia mes tyre është e pandashme.