Komuna e Drenasit, tash e tre muaj e ka parë të nevojshme që t’i bëj reklamë vetës, ndonëse nuk ka ndonjë fushatë ose aktivitet të caktuar për ta bërë këtë.
Për këtë punë ajo vetëm për tre muaj ka shpenzuar rreth 1000 euro.
Duke filluar nga muaji tetor, Drenasi në portalin “lajmonline” e ka të postuar logon e komunës, që më të klikuar në të hapet ueb-faqja e komunës, që nuk ka asnjë dritare informative më shumë se ueb-faqet e komunave tjera
Zyrtarë të pushtetit lokal në Drenas, thonë se këtë e bëjnë për të qenë më transparent më qytetarët.
“Arsyeja se pse është dërguar reklama, është që të jemi më shumë transparentë ndajë qytetarëve pasi që ka shumë kresa që të kryhen shërbimet. Ne kohë pas kohë ndajmë buxhet për këto punë. Por, këtë e bëjnë edhe komunat tjera” ka thënë për Indeksonline Xhemë Binaku, drejtorë i Administratës dhe Personelit në KK të Drenasit.
Ai tregoi se, marrëveshja, ndonëse nuk ka pas tender, mes komunës dhe portalit “lajmonline” është lidhur vetëm për tre muaj. “Kemi lidh marrëveshje me portalin vetëm për tre muajt e fundit. Pagesa ka qenë 300 euro në muaj. Pra kontrata me të ka skaduar me 1 Janari”, shtoi Binaku.
Megjithëkëtë, logoja e Komunës së Drenasit në këtë portal akoma vazhdon të jetë prezentë. /Indeksonline/


|