Kalo te lënda

Kim “lavdërohet” për videon intime

fotoCAOYLB0IAktorja e njohur, Jennifer Aniston e ka arsyetuar vendimin e bukuroshes, Kim kardashin për të përdorur jetën private në mënyrë që të fitojë para. Ajo. në njëfarë mënyre, e ka “lavdëruar” Kimin që nëpërmjet videos intime, po arrin të bëhet e pasur dhe e famshme.

“Nuk ka ka asgjë të keqe me Kim Kardashian dhe me gjithë ata njerëz. Nëse kjo është mënyra se si ata vendosin të fitojnë, bravo i’u qoftë. Linja ime e punës është ndryshe, unë i argëtoj njerëzit”, ka thënë aktorja gjatë një interviste.

Gjatë karrierës së saj, Kim Kardashan është sulmuar vazhdimisht për mënyrën se si ajo është bërë e famshme, madje edhe nga fytyrat publike.

Vitin e kaluar, aktori, Daniel Craig e kishte quajtur Kimin dhe familjen e saj, idiotë ta mallkuar. Ndërkaq, edhe aktori, Jon Hamm ka derdhur një varg ofendimesh ndaj saj duke e kritikuar për videon intime nga e cila Kim është bërë e famshme.

Lini një koment