Kalo te lënda

BE nuk komenton Rezolutën serbe për Kosovën

f_0113142827947_mAutoritetet e BE-së në Bruksel nuk pranuan ta komentojnë Rezolutën serbe për Kosovën, të miratuar nga Kuvendi i Serbisë, duke insistuar me këtë rast me rëndësinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk kemi kurrfarë komenti as për Platformën as për Rezolutën”, ka deklaruar për agjencinë serbe Tanjug zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijancic dukke shtuar se për Baroneshën Ashton është më e rëndësishmja është që të dy palët të mbesin të përkushtuara për dialogun, transmeton ORAinfo.

Kocijancic ka përkujtuar se temat në vazhdim të dialogut Prishtinë-Beograd janë caktuar në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të Evropës dhe se rundi i radhës i dialogut në nivelin më të lartë është caktuar të mbahet me 17 janar, kur në Bruksel do të takohen kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. /Telegrafi/

Lini një koment