Kalo te lënda

Avokatët e Limajn nuk e kanë aktakuzën

fotoCAOY6X52Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj që po gjykohet për rastin Kleçka ka thënë se rasti është shndërruar të karakterit politik.

Sipas tyre, EULEX-i as nuk po e fsheh këtë gjë.

“EULEX-i as nuk po tenton ta fshehë se në rastin e Fatmir Limajt nuk po veprojnë me ligjin. Dihet se ka ndërhyrje të mëdha të politikës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se nuk e ka parë asnjëherë aktakuzën megjithëse është avokat mbrojtës.
Feriz Berisha nga Gjykata e Apelit ka thënë se aktakuza është regjistruar në Gjykatë.

“Lënda është voluminoze dhe ne së pari duhet ta shohim aktakuzën që ta përgatisim materialin mbrojtës”, ka thënë avokati Arianit Koci për RTK.
Ai ka thënë se në këtë rast, kemi të bëjmë me më pak drejtësi dhe shumë më shumë politikë./Indeksonline/

Lini një koment